- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Në një dyshek të zakonshëm, ku sustat mbështesin trupin tuaj vetëm në disa pika të caktuara, trupi juaj nuk mund të relaksohet ashtu siç relaksohet në një dyshek që është punuar nga sfungjerët e procesuar apo lateksi (latex). Në krahasim me dyshekët me susta metalike, këta dyshekë teknologjikisht më të avancuar janë në gjendje që të përshtaten në atë mënyrë për të mbështetur trupin tuaj në tërësi, pra çdo pjesë të tij. Prandaj, ata mundësojnë që ju të keni një gjumë më të thellë dhe më të qetë duke mos u lëkundur shpesh, rrotulluar apo duke mos ndërruar pozicionet.
Dysheku i zakonshëm është një vend shumë i përshtatshëm për tërë koloninë e akarieneve që ushqehen nga qelizat e vdekura të lëkurës së njeriut dhe ato janë shkaktarët kryesor për alergjitë dhe problemet me frymëmarrje.
Hulumtimet shkencore kanë dëshmuar se një dyshek i zakonshëm jo më i vjetër se dy vjet përmban rreth dy milion akariene të ngordhura dhe të gjalla, që formojnë një re të padukshme në ajër sa herë që ju rrotulloheni në të. Ndryshe nga dyshekët tradicional, akarienet nuk mund të shumohen në dyshekët e ri të prodhuar nga sfungjerët ose lateksi.