SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Si ta zgjedhim dyshekun e duhur?

Kur të vjen koha për të blerë një dyshek të ri, ne shpejtë zbulojmë se tregu është përplot me zgjedhje të ndryshme. Disa kanë ngjashmëri, të tjerët janë tërësisht të ndryshëm. Disa janë me susta, disa janë nga latexi dhe të tjerët nga sfungjeri Memory (memory foam), etj. Megjithatë, ne jemi të interesuar vetëm për një gjë, gjumin e qetë dhe të këndshëm. Dyshekët Dormeo janë punuar nga materialet e zgjedhura me kujdes, të parrezikshme për ambientin që janë përshtatur njerëzve modern. Ju mund të zgjidhni në mes të nëntë dyshekëve që dallohen për nga kualiteti dhe çmimi i tyre. Dyshekët Dormeo kombinojnë teknologjinë moderne me standardet më të larta, prandaj ju ofrojnë gjumë të qetë dhe të rehatshëm për shumë vite me radhë. Për ta bërë zgjedhjen më të lehtë dhe të duhur për ju, ne kemi përgatitur një udhëzues për blerjen e dyshekëve Dormeo. Bëhu gati për një natë të mirë gjumi!

Kur të vjen koha për të blerë një dyshek të ri, ne shpejtë zbulojmë se tregu është përplot me zgjedhje të ndryshme. Disa kanë ngjashmëri, të tjerët janë tërësisht të ndryshëm. Disa janë me susta, disa janë nga latexi dhe të tjerët nga sfungjeri Memory (memory foam), etj. Megjithatë, ne jemi të interesuar vetëm për një gjë, gjumin e qetë dhe të këndshëm.

Dyshekët Dormeo janë punuar nga materialet e zgjedhura me kujdes, të parrezikshme për ambientin që janë përshtatur njerëzve modern. Ju mund të zgjidhni në mes të nëntë dyshekëve që dallohen për nga kualiteti dhe çmimi i tyre. Dyshekët Dormeo kombinojnë teknologjinë moderne me standardet më të larta, prandaj ju ofrojnë gjumë të qetë dhe të rehatshëm për shumë vite me radhë.

Për ta bërë zgjedhjen më të lehtë dhe të duhur për ju, ne kemi përgatitur një udhëzues për blerjen e dyshekëve Dormeo. Bëhu gati për një natë të mirë gjumi!

Çfarë duhet të kemi parasysh kur zgjedhim një dyshek?

Para se të vendosni për një dyshek të ri, ju duhet të keni parasysh se cilat janë nevojat dhe shprehitë tuaja të gjumit. Ne ju këshillojmë të filloni duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme (nëse ti dhe partneri yt fleni në të njëjtin dyshek, ju duhet të përgjigjeni së bashku pyetjeve të njëjta):

  • Në çfarë pozite fleni?
  • A ju pëlqen të fleni në dyshek të butë apo të fortë?
  • A keni probleme me qafën apo shpinën?
  • A doni dyshekët që kryesisht janë të punuar nga materialet natyrore?
  • A jeni alergjik në pluhur apo parazitë tjerë?
  • A djersiteni shumë gjatë gjumit?

Që nga këtu ju do të gjeni rekomandimet tona në zgjedhjen e dyshekut të duhur për nevojat tuaja. Megjithatë, ne gjithashtu ju rekomandojmë që të përdorni hulumtuesin e produktit Dormeo (Dormeo product finder), i cili do t’iu ndihmoj të zgjedhni shtratin e përsosur.

Zgjedhja e një dysheku sipas pozitës së gjumit

Kur ne zgjedhim një dyshek të ri, rrallë herë marrim nën konsideratë pozitën tonë të zakonshme të gjumit , edhe pse ajo është një faktor thelbësor. Pozicionet e ndryshme të gjumit shkaktojnë tendosje në pjesë të ndryshme të trupit, kështu që ne duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur në varësi të pozicionit tonë të zakonshëm të gjumit.

Nëse zakonisht fleni në shpinë …

ju duhet të keni një dyshek solid. Në këtë pozicion të gjumit, pesha e trupit shpërndahet në tërë shtratin, por boshti kurrizor ka nevojë për një mbështetje më të fortë.

Dormeo rekomandon:

  • Komfort: një dyshek ortopedik i punuar nga materiali Ecocell®
Nëse zakonisht fleni në bark …

zgjidh një dyshek mesatarisht të butë që i përshtatet formës së trupit dhe shpërndarjes së peshës suaj. Dysheku më i përshtatshëm për ju është ai ku butësia dhe fortësia janë kombinuar me kujdes që të ofrojnë komoditet, si dhe mbështetje të shkëlqyer për shpinën. e.

Dormeo rekomandon:

  • Memory 2+12: i punuar nga Ecocell® dhe sfungjeri i butë Memory
  • Talalay: një dyshek i rehatshëm i punuar nga materiali superior natyral Talalay latex
Nëse zakonisht fleni në krah (anash) …

zgjidh dyshekun më të butë që të mbroj krahët, ijët dhe nyejt tuaja. Fjetja në një dyshek që është shumë i fortë mund të ndikoj në qarkullimin e gjakut duke shkaktuar që ju të rrotulloheni dhe mos qetësoheni tërë natën.

Dormeo rekomandon:

  • Bamboo: i punuar nga sfungjeri Ecogreen dhe sfungjeri Bio memory me fije të shtuara të bambusë
  • Talalay: i punuar nga materiali superior natyral Talalay latex
Nëse zakonisht fleni në pozicione të kombinuara...

ne ju këshillojmë të zgjedhni dyshek mesatarisht të butë që është i mëshirshëm për pjesët e veçanta të trupit (krahët, ijët, gjunjët, etj.). Ki parasysh veçanërisht preferencat tuaja dhe zgjedhni nivelin e butësisë që më së miri i përshtatet nevojave tuaj.

Dormeo rekomandon:

  • Memory 2+12: i punuar nga Ecocell® dhe sfungjeri i butë Memory
  • Bamboo: i punuar nga sfungjeri Ecogreen dhe sfungjeri Bio memory me fije të shtuara të bambusë

Zgjedhja e dyshekut sipas fortësisë së tij

Ky është një kriter i rëndësishëm për zgjedhje, është i ngjashëm me atë të mëparshmin, kërkesat tuaja individuale për një dyshek të butë apo të fortë.

Nëse keni nevojë për një dyshek më të fortë dhe solid…

zgjidhni materiale të forta që janë të përshkuara nga ajri, të tilla si Ecocell®. Ky është një material i avancuar që ofron shpinës suaj mbështetje të plotë dhe prapë është në gjendje të ajroset mirë përkundër fortësisë së tij, duke ju siguruar komoditet të plotë për ju gjatë gjumit.

Dormeo rekomandon:

  • Komfort: një dyshek ortopedik i punuar nga materiali Ecocell®
Nëse kërkoni një dyshek mesatarisht të fortë me më shumë butësi…

zgjidhni dyshekun e punuar nga sfungjeri Ecocell ® dhe një shtresë më e butë shtesë që këndshëm mbanë trupin tuaj në një vend komfort dhe të ngrohtë. Zgjedhja më e mirë në treg është sfungjeri Memory i ndjesisë-ngrohëse, plotësisht-fleksibël, që ka efekte të dobishme për trupin, lehtëson dhembjen në shpinë dhe jep ndjenjën e qëndrimit pezull.

Dormeo rekomandon:

  • Memory 2+12: i punuar nga Ecocell® dhe sfungjeri i butë Memory
Nëse kërkoni dyshek të butë…

zgjidh dyshekun me një shtresë të trashë të sfungjerit Memory (memory foam) ose dyshekun nga Talalay latex natyral jashtëzakonisht të butë dhe fleksibël .

Dormeo rekomandon:

  • Bamboo: i punuar nga sfungjeri Ecogreen dhe sfungjeri Bio memory me fije të shtuara të bambusë
  • Talalay: i punuar nga materiali superior natyral Talalay latex

Zgjedhja e dyshekut në lidhje me problemet e shpinës

Nëse ke probleme me shpinën, duhet të zgjedhni një dyshek të përshtatshëm me ndihmën e mjekut apo farmacistit tuaj. Megjithatë, ne kemi përgatitur disa udhëzime të përgjithshme që marrin parasysh disa probleme të zakonshme.

Nëse vuani nga dhembjet në pjesën e poshtme të shpinës…

zgjidhni një shtrat që mbështet boshtin tuaj kurrizor në pozitën e duhur ergonomike. Zgjedhja e duhur për ju është një dyshek që ka nivel të lartë ortopedik.

Dormeo rekomandon:

  • Komfort: një dyshek ortopedik i punuar nga materiali Ecocell®
  • Memory 2+12: i punuar nga Ecocell® dhe sfungjeri i butë Memory

Nëse zakonisht vuani nga problemet e ndryshme në nyje dhe eshtra…

zgjidhni dyshekun me 3-zona që përshtatet me peshën dhe formën e 3 pjesëve kryesore të trupit.

  • Zona e parë mbështet pjesët e lehta të trupit, kështu që kjo pjesë e dyshekut është më e butë, më anatomike.
  • Zona qendrore mbështet trungun dhe pasi që kjo pjesë bartë peshën madhore të trupit, kjo pjesë e dyshekut është shumë më ortopedike se sa dy të tjera dhe për këtë arsye ka për të ofruar mbështetje optimale për boshtin kurrizor.
  • Zona e tretë mbështet zonën e këmbëve dhe nga aspekti i fortësisë është e ngjashme me zonën e parë. Pasi që kjo zonë është e butë dhe e rehatshme, kjo do të lehtësoj dhembjet në pulpa dhe shputat e këmbëve.

Dormeo rekomandon:

  • Bamboo: i punuar nga sfungjeri Ecogreen dhe sfungjeri Bio memory me fije të shtuara të bambusë.

Zgjedhja e dyshekut nëse adhuroni materialet natyrale

Nëse doni të fleni në një dyshek i punuar nga materialet natyrore, zgjedh atë që ka efekte pozitive në shëndet dhe mirëqenie. Nganjëherë kombinimi i materialeve natyrale në materialet e fabrikuara ju mundëson të fitoni materialet më të mira. Në Dormeo ne punojmë fortë që t’iu ofrojmë një kombin të përkryer të materialeve që do t’iu sigurojnë rehati të jashtëzakonshme dhe gjumë të shëndetshëm, por gjithashtu ne edhe kujdesemi për ambientin. Të gjitha materialet e përdorura në Dormeo janë të riciklueshëme!

Dormeo rekomandon:

  • Bamboo: i punuar nga sfungjeri Ecogreen dhe sfungjeri Bio memory me fije të shtuara të bambusë dhe vajit të kastorit.
  • Talalay: i punuar nga materiali superior natyral Talalay latex

Zgjedhja e dyshekut nëse ju djersiteni shumë gjatë gjumit

Djersitja e madhe gjatë gjumit është një shqetësim me të cilin përballen shumë njerëz. Ju mund të qetësoheni nga një dyshek që ndihmon për të rregulluar djersitjen dhe që ka veti anti-bakteriale.

  • Fijet e shtuara të argjendit në dyshek ndihmojnë që të rregullojnë temperaturën duke thithur dhe liruar nxehtësinë e prodhuar nga trupi i njeriut, ato gjithashtu kanë veti anti-bakteriale dhe parandalojnë krijimin e aromave të pakëndshme.
  • Fijet e shtuara të bambusë veprojnë si një deodorant natyral, pasi që bambu thithë lagështinë 4 herë më shumë se pambuku. Prandaj, ky dyshek me fije të shtuara të bambusë qëndron i freskët përderisa ju jeni në gjumë si dhe lehtëson problemin e djersitjes.

Dormeo rekomandon::

  • Bamboo: i punuar nga sfungjeri Ecogreen dhe sfungjeri Bio memory me fije të shtuara të bambusë dhe vajit të kastorit.

Zgjedhja e dyshekut nëse vuani nga alergjitë

Të gjithë dyshekët Dormeo janë të mbrojtur nga pluhuri dhe akarienet me një ose më shumë sisteme mbrojtëse:

  • Me ndihmën fijeve të shtuara të karbonit, sistemi Resistat® shkarkon elektricitetin statik; gjithashtu është jomikpritës për akarienet. Resistat® gjithashtu parandalon akumulimin e pluhurit dhe për këtë arsye rrit kuptimin e përgjithshëm të mirëqenies.
  • Materialet e përdorura në prodhimin e dyshekëve Dormeo, për shkak të strukturës së tyre, janë rezistente ndaj kolonizimit të akarieneve.

Ju mund të shihni të gjithë dyshekët Dormeo duke klikuar këtu ku mund të gjeni përshkrimin e detajuar të të gjitha produkteve.