- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Dormeo ka përgatitur 5 mbulesa (këllëf) të ndryshme, secila më një qëllim të caktuar. Ne e kemi përgatitur këtë manual që t’iu ndihmojmë për të zgjedhur më të mirën, duke u bazuar në nevojat tuaja dhe problemet e mundshme shëndetësore.
Mbulesat (Këllëfët) e pambukut të cilët që mbrojnë dyshekët tuaj nga njollat, lagështia dhe akumulimi i pluhurit janë opsion që u rekomandohet të rinjve dhe të rriturve, pa të veçanta mjekësore. Kjo veçanërisht këshillohet të përdoret gjatë stinës së verës, kur ne kemi prirje për tu djersitur më shumë, por gjithashtu kur jemi të shtrirë në shtrat për shkak të gripit.
Dormeo rekomandon: Mbulesë mbrojtës nga pambuku
Mbulesë mbrojtëse 85% nga pambuku ju ofron butësi si dhe ndihmon për të rregulluar djersitjen. Mund të lahet në temperaturë 60°C dhe të përqendrohet për dysheku duke përdorur rripat (mbajtëset) elastike. Mund ta gjeni në të gjitha madhësitë.
Kur ekziston mundësia që dysheku të laget gjatë gjumit të dikujt nga ju, atëherë jashtëzakonisht shumë rekomandohet përdorimi i mbulesës mbrojtëse të papërshkueshme nga uji. Kjo mbulesë ofron 100% mbrojtje kundër lagështisë, njollave dhe aromave të pakëndshme.
Dormeo rekomandon: Mbrojtje me mbulesën mbrojtëse të papërshkueshme nga uji Mbulesa mbrojtëse është e përbërë nga 80% poliestër dhe 20% pambuk, është e përshtatshme për të mbrojtur shtretërit e fëmijëve, tavolinat që përdoren për të ndërruar pelenat e bebeve, divanet, shtretërit të përdorur nga njerëzit që vuajnë nga pleqëria dhe mosmbajtja e urinës. Shtresa e lartë e mbulesës është e butë dhe e këndshme për lëkurën. Mbulesa mund të lahet në temperaturë 60°C dhe vihet mbi dyshekë me anë të rripave elastikë. Mund ta gjeni në të gjitha madhësitë.
Ata që vuajnë nga alergjitë të shkaktuar nga akarienet apo pluhuri si dhe ata që vuajnë nga astma shumë shpesh përjetojnë ngacmime alergjike gjatë gjumit. Kjo është një mbulesë (këllëf) veçanërisht për dyshekët e pambrojtur. Për të lehtësuar problemet dhe që të mbani dyshekun tuaj të pastër, ne ju rekomandojmë të përdorni një mbulesë mbrojtëse anti-alergjike, e cila mund të lahet në temperatura të larta, pasi që temperaturat e larta shkatërrojnë alergjenët, duke përfshirë edhe akarienet.
Dormeo rekomandon: Mbulesë mbrojtëse anti-alergjike
Mbulesa mbrojtëse 100% nga poliestëri rekomandohet për të mbrojtur dyshekët e përdorur njerëzit ata që vuajnë nga alergjitë ose astma. Shtresa e lartë e mbulesës është e butë dhe e këndshme për lëkurën. Mbulesa mund të lahet në temperaturë 95°C si dhe vihet mbi dyshek me anë të mbajtësve elastikë. Mund ta gjeni në të gjitha madhësitë.
Zgjidhni një mbulesë që përmban fije të bambusë për një ndjenjë të lehtë dhe freskët në shtrat. Nëse keni tendencë të djersiteni gjatë gjumit, apo ke një lëkurë të ndjeshme dhe gjatë gjithë kohës e ke nxehtë kur je në shtrat, fijet e bambusë janë zgjedhje e duhur për ju. Ato rregullojnë djersitjen, thithin lagështinë e tepërt, mbrojnë nga bakteret, myku dhe parazitët tjerë, si dhe ju mbanë këndshëm te freskët.
Dormeo rekomandon: Mbulesë mbrojtëse nga Bamboo
Mbulesa mbrojtëse nga bambu do të kujdeset për ju me materialin e saj prej 100% pambuk dhe fijet mbushëse prej 80% bambu. Kjo mbulesë mbrojtëse do të përshtatet me linjat e trupit tuaj duke iu falënderuar përbërjes prej 20% fije të materialit të butë Wellsleep®.
Mbulesa mund të lahet në temperaturë 40 °C dhe të mbahet pa lëvizur për dysheku me anë të rripave (shiritave) elastik.
Fjetja në materiale të leshta ju jep një komoditet dhe ngrohtësi që nuk mund të krahasohet me fjetjen në materialet tjera. Kjo mbulesë mbrojtëse e punuar nga leshi rregullon temperaturën e trupit tuaj, largon lagështinë dhe është shumë e ngrohtë. Preferohet si një mundësi e mirë për të moshuarit dhe ata që zakonisht ndjejnë të ftohtë në shtrat.
Dormeo rekomandon: Mbulesë mbrojtëse Merino Mbulesë nga leshi i kualitetit të lartë Merino, e butë, e qëndrueshme e cila e mbron dyshekun nga papastërtia, përderisa në të njëjtën kohë rregullon temperaturën trupore. Pasi që kujdesët këndshëm për lëkurën tuaj me butësinë e saj, ju do të përjetoni një gjumë të thellë dhe të shëndetshëm. Mbulesa mund të pastrohet në pastrim kimik dhe vendoset në dyshek me anë të rripave (shiritave) elastik. Mund ta gjeni në madhësi prej 90 x 190 cm dhe 140 x 190 cm.